0
   Faqja e parë
   Rreth Kur'an festit
   Konkurimi
   Juria
   Konkuruesit
   Shpërblimet
   Sponzorët
   Download MP3
   Programe
   Video Kur'an
   Lidhje
   Kontakt
   Kuran Fest 2007
   Kuran Fest 2008
  0    

0

 

Organizatorët e Kuran Fest-it kanë bërë të mundur konkurrimin në disa mënyra. Mënyra më e preferuar e konkurrimit është nëpërmjet E-mail-it. Incizimet e juaja të regjistruara në kompjuter në formate të ndryshme (mp3 ose wav) dhe pa përdorur audio efekte duhet t’i dërgoni në këto e-mail adresa:

kuranfest@hotmail.com

konkurro@kuranfest.com
eroll104@yahoo.com


Të interesuarit po ashtu mund të konkurrojnë edhe duke i dërguar incizimet e tyre të regjistruara në CD apo kasetë në këto adresa:

Prishtinë, Libraria “Sira” afër Xhamisë së Katër Llullave.
Prizren, “Libraria Islame” afër Xhamisë së Bajraklisë.
Mitrovicë, “MOBILE SHOP F&F TE FARUKU” Rr."Mbretëresha Teutë" (Te Teferiqi)

Faza e parë e garës është konkurrimi me incizime ku pas vlerësimit nga ana e jurisë do të publikohen emrat e finalistëve të cilët do ta fitojnë të drejtën të marrin pjesë në mbrëmjen finale e cila do të mbahet më
28 Nëntor 2009.

Të drejtë pjesëmarrje në KuranFest kanë të gjithë të interesuarit që janë mbi moshën 15 vjeçare.

 

Konkurruesit janë të lirë në zgjedhjen e pjesës nga Kurani që do të lexohet gjatë fazës së konkurrimit në audio incizim. Forma e leximit duhet të jetë Muxhewed (lexim me melodi, p.sh.: forma e leximit të Abdul Basitit) dhe jo Tertil (lexim i drejtë, p.sh.: forma e leximit të Meshari Rashid).

Kohëzgjatja e leximit të incizuar në CD apo kasetë është 5 (pesë) minuta ose jo më shumë se një faqe të Kuranit.

Të bashkangjitur me CD-en ose kasetën duhet të jetë edhe një shënim i shkurtër rreth detajeve personale:

  1. Emri, mbiemri, mosha
  2. Vendbanimi, adresa
  3. Email adresa
  4. Telefoni mobil ose fiks.
Këto shënime mund të dërgohen edhe me e-mail në:

kuranfest@hotmail.com

konkurro@kuranfest.com
eroll104@yahoo.com

Vlerësimi në natën finale

Konkurruesit që do të marrin pjesë bë natën finale do të lexojnë pjesë nga Kurani sipas fatit që do t’iu del pas tërheqjes së envelopëve me emrin e kaptinës dhe numrit të ajeteve që duhet të lexohen nga ajo pjesë e Kuranit Famëlartë. Tërheqja do të bëhet disa orë para fillimit të KuranFest-it 2009, në praninë e organizatorëve.

 

Vlerësimi i leximit të finalistëve do të bëhet me poen në lëmin e Texhvidit, Tengimit (melodia) dhe shqiptimit të drejtë të shkronjave. Çdo anëtarë i jurisë do t’i ketë në dispozicion 100 poen për të vlerësuar çdo konkurrues, prej të cilëve 50 poen maksimum do të jenë për melodi dhe zë të bukur, 30 poen maksimum për texhvid (rregulla të leximit) dhe 20 poen maksimum për shqiptim të drejtë të shkronjave. Poenët e mbledhur nga ana e anëtarëve të jurisë do të mblidhen dhe do të pjesëtohen me numrin e anëtarëve të jurisë, duke nxjerr edhe vlerësimin përfundimtar për çdo konkurrues.

 

0
 
Faqja e parë | Rreth nesh | Kontakt | Kthehu lart!  
 
Të gjitha të drejtat janë të rezrvuara © Copyright 2007-2009 Kur'an Fest